Wisdom University

 
Frymëzuar nga shkollat më të mira perëndimore, Kolegji Universitar “Wisdom” do të rindërtonte faqen web aktuale. Synimi ishte transformimi në një hapësirë të thjeshtë komunikimi midis studentëve, prindërve dhe mësuesve. Nëpërmjet prezencës online ata kërkonin të rrisnin bashkëveprimin midis njëri-tjetrit duke u bërë njëkohësisht një magnet për studentë të rinj në kërkim të edukimit universitar.
 
 
 
 
 

Ripërtëritje e faqes web

 
Ne rindërtuam faqen e kolegjit “Wisdom”, duke e risjellë me një arkitekturë informacioni, strukturë dhe përmbajtje të përmirësuar për gjetjen sa më të shpejtë të informacionit. Organizimi i saj u bë duke menduar studentin në çdo hap. Tashmë, faqja web e “Wisdom” është e thjeshtë në navigim dhe ofron një informacion të hollësishëm për orientimin e studentëve. Përveç kësaj, është e kuruar në detaje, me një paraqitje tërheqëse dhe efikase. Bashkë me faqen web, ekipi i Wisdom u pajis edhe me gjithë paketën e aseteve dixhitale.
 

Facebook Ads

 
Rrjeti i Facebook, në të cilin përfshihet edhe Instagram është një nga rrjetet sociale me audiencën më të madhe në Shqipëri. Për K.U. Wisdom krijuam një fushatë ku ndoqëm në mënyrë të vazhdueshme maturantët dhe i targetuam nëpërmjet spotit për të arritur përzgjedhjen në portal por edhe rregjistrimet.
 

Portali i studentit

 
Risia kryesore ishte ndërtimi i portalit të studentit. Ky portal është i integruar me website dhe CRM. Duke hapur një llogari personale, çdo mësues dhe student mund të komunikojë me njëri-tjetrin. Ata mund të informohen për njoftime të rëndësishme, listën e notave, oraret mësimore, rezervimin e takimeve mësues-studentë-prindër, regjistrimin në provime, madje të kenë komunikim privat edhe hapësira të përbashkëta siç janë forumet, apo libraritë digjitale.
 

Kreativi

 
Dizajni u bazua në paletën e ngjyrave dhe logon aktuale të “Wisdom” por e sjellë me një qasje ndryshe. Kombinimi i tyre u bë për të sjellë një atmosferë të gjallë, ftuese, profesionale por jo formale. Teksti u krijua për të qenë i qartë, duke përfshirë sa më shumë informacion. Një nga seksionet më të rëndësishme është "Orientimi" (pyetjet e bëra më shpesh nga studentët) kjo për të shuar sa më shumë paqartësitë e tyre. Faqja është e mirë optimizuar për telefona clularë dhe tejet interaktive, duke ofruar një agjendë për prenotim telefonatash dhe takimesh me sekretarinë, zyrën e karrierës etj. Çdo përmbajtje fotografike në website është pjesë e photo shoot-it të bërë nga ekipi ynë.