90% e konsumatorëve shprehen se një video i ndihmon të vendosin mbi blerjet e tyre.

 
 

Video Marketing

 

ME Zë dhe figurë është trendi i ri në botën digjitale

 
 
 
 
 
 
Krahasuar me format e tjera më pasive të përthithjes së informacionit (tekst dhe foto), videoja po merr pozicionin si mjeti më efektiv i komunikimit me ndjekësit online. Avantazhi kryesor i komunikimit me anë të videos është gjithëpërfshirja. Duke parë një video, të gjitha shqisat integrohen me njëra-tjetrën duke kapur vëmendjen e plotë të personit. Eksperienca nga një video është shumë herë më e thjeshtë dhe e plotë se sa një tekst apo imazh statik.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Konceptimi

 
Përpara prodhimit të një përmbajtjeje video, puna më e rëndësishme është koncepti. Duke diskutuar e hedhur ide të ndryshme, ndërtohet skenari (story board) në të cilin video spoti do të mbështetet. Me anë të kërkimeve dhe analizave, ne krijojmë disa pista informacioni që do të na ndihmojnë për një komunikim sa më të goditur të mesazhit.

Duke zbuluar target audiencën, shijet e saj dhe nevojat kryesore që mendohen të zgjidhe produkti/shërbimi, procesi kreativ dhe produksioni thjeshtëzohet.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Produksioni

 
Pasi ideja që do të komunikohet është ndërtuar, hapi tjetër është filmimi. Skenat ndërtohen për të krijuar një mjedis sa më familjar, me ngjyra të ngrohta, gjuhë të thjeshtë të foluri dhe personazhe të dashur për shikuesin. Opinioni i personave me influencë në publik është vërtetuar të ndikojë shumë në vendimarrjen e tyre. Ekipi ynë mendon për aparaturat, kastin dhe vendin e xhirimit.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Editimi dhe Publikimi

 
Kohëzgjatja e një videospoti nuk duhet të bëjë shikuesit të paduruar për të arritur në fund të saj. Videospotet ideohen për të fituar interesin e shikuesit, të prekin emocionet e tyre dhe t'i bëjnë të veprojnë. Sipas platformës ku publikohen (Facebook, Instagram, YouTube etj), ato pësojnë ndryshime për t'u përshtatur sa më mirë me ndjekës specifikë.