Rreth nesh

 
 

Sot të gjithë informohemi nga njoftimet e një ekrani.

 
Gjykojmë me thjeshtësinë e një klikimi. Zgjedhjet e jetës së përditshme i bëjmë bazuar në profilet virtuale. Është kaq e thjeshtë. Nëse askush nuk flet për ty, ti nuk ekziston. Nëse askush nuk të sheh, ti nuk ekziston.

Në ditët e sotme, 8 nga 10 persona konsultohen online përpara se të bëjnë zgjedhjet e tyre. Dhe ne jemi një ndër ta. Marrim mendimin e komunitetit digjital për një ekspres të ri, dentistin më të mirë në lagje, ku të drekojmë dhe ku të blejmë rrobat. Shumë të rinj vendosin ku do të vazhdojnë shkollimin vetëm duke lundruar në botën online. Disa gjejnë edhe partnerët kështu.

 

Të gjithë i bëjmë këto zgjedhje në bazë të një kriteri; vëmendjes.

 
Ajo që tërheq vëmendjen zhvillohet, mbijeton, fiton. Nëse do që të gjithë të njohin biznesin tënd, ta shohin dhe të flasin për të, nuk mjafton më një reklamë në cep të rrugës apo një fjalë goje për të arritur fluksin që ti shpreson. Që të gjithë të njohin biznesin tënd, dil në bulevardin më të populluar të planetit; atë digjital.

Zgjidhja duhet të jetë në pëllëmbën e dorës së tyre. Zgjedhja duhet të jesh ti. Afrohu me audiencën, njihu, rritu me ta dhe fito besim. Siguro jetëgjatësinë e sipërmarrjes tënde vetëm me një klik. Jepi jetë biznesit tënd!
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Të ndërtosh eksperienca dixhitale nuk mjafton të bashkëpunosh me kompaninë më të mirë apo me ekspertët më të zotë. Kompania duhet të jetë e aftë të perceptojë dhe përcjellë maksimumin e idesë tënde për biznesin. Duke e përkthyer dhe kaluar atë në një nivel tjetër.

Niveli tjetër është ai që synojmë. Që në shkëndijën e parë të ideve tona e deri në materializimin e tyre. Ne punojmë për një produkt inovativ, interesant që ju do e pëlqeni dhe audienca do e dashurojë.

Formula jonë është një balancë e kujdesshme e respektit, etikës dhe shpirtit të lirë krijues. Sepse ajo që ne prodhojmë është motori i çdo shoqërie; komunikimi i thjeshtë dhe i sinqertë.
 

Formula jonë

 
  • Respektojmë, ndihmojmë, mbështesim njëri-tjetrin dhe klientin

  • Komunikojmë hapur dhe qartë me klientin dhe mes nesh

  • Motivojmë dhe vlerësojmë kontributin e çdo anëtari të skuadrës

  • Punojmë së bashku, për një ambient pozitiv dhe të gjallë

  • I japim rëndësi zhvillimit dhe rritjes profesionale të çdo anëtari të ekipit tonë

  • Japim maksimumin për të garantuar cilësinë maksimale

  • Kemi një qasje proaktive për çdo projekt të marrë përsipër

  • Kërkojmë dhe promovojmë talentin dhe profesionalizmin

  • Inkurajojmë origjinalitetin dhe mendimin kreativ

  • Inkurajojmë një ambient pune krijues, jo konvencional dhe miqësor

  • Orientojmë dhe shtyjmë drejt rezultatit më të mirë të mundshëm