Preferencat për platformat sociale ndryshojnë nga kriteri demografik.

 
 

Programmatic advertising

 

Ji i pari në një rradhë të pafundme

 
 
 
 
 
 
Me shtimin e zgjedhjeve dhe mundësive në botën online, përqendrimi ynë është zvogëluar në mënyrë drastike. Vëmendja është monedha e re e botës dixhitale. Për të pasur sa më shumë trafik dhe vizitorë në hapësirën tuaj online, një mënyrë janë fushatat programmatic në platformat e preferuara për audiencën tuaj. Pagesa për klik ose impression është mënyra e reklamimit duke “markuar një territor” gjatë lundrimit të klientëve tuaj potencialë. Ju do të keni mundësi të shënjestroni audiencën e duhur më lehtë dhe më shpejt, edhe duke dërguar mesazhet tuaja drejtpërdrejt në ekranet e smartphoneve dhe kompjuterëve të tyre.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nëpërmjet llogaritjeve algoritmike të bëra në mënyrë mekanike nga software, mesazhet tuaja do të postohen “në adresën e duhur” ku edhe do të kenë më shumë rezultat. Shfaqja e reklamave me social media advertising do t'ju ndihmojë ju dhe biznesin tuaj të tërhiqni vëmendjen e sa më shumë lundruesve online. Nëpërmjet mesazhesh të shkurtra shoqëruar me foto postime referuar produktit ose shërbimit tuaj ju mund të drejtoni një numër të madh të interesuarish në faqen tuaj me vetëm një klik.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Këtu përfshihet edhe praktika si PR dixhital, me artikuj të optimizuar me referenca mbi produktin/shërbimin tuaj.

Fushatat e reklamimit në rrjetet e tjera sociale Twitter, Pinterest, LinkedIn etj, bashkëlidhen me aktivitetin tuaj digjital duke krijuar një rrjet informacioni i cili e orienton klientin drejt hapësirës tuaj online.