67% e vizitorëve pranojnë se faqja web është vendimtare në konvertimin e tyre në klientë.

 
 

Kreativi

 

Komuniko thelbin e biznesit tënd në mënyrë të zgjuar dhe unike

 
 
 
 
 
 

Intervista

 
Është pikënisja që na shërben për t'u njohur me ju. Qëllimi është të hyjmë plotësisht në botën e biznesit tuaj, të bëhemi pjesë e saj dhe të integrojmë idetë tona me realitetin e tregut për një komunikim sa më të vërtetë me publikun. Fjala juaj është një pjesë integrale në procesin kreativ.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Strategjia

 
Ekipi ynë ndërton një plan për të kuptuar pozicionimin aktual të biznesit tuaj. Përforcuar nga kërkimet mbi tregun, konkurrentët dhe modele suksesi ndërkombëtare, ne projektojmë një plan afatgjatë për biznesin tuaj. Duke përcaktuar qartë filozofinë, ne jemi të aftë të ndërtojmë një imazh inovativ që përputhet me karakterin tuaj.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Copy

 
Mesazhi kryesor që do të komunikojmë, do të shprehë qartë aspiratat, qëllimet dhe vizionin tuaj. Nëpërmjet këtij mesazhi vendosim tonin e bisedës duke krijuar një lidhje personale me çdo vizitor. Nëse mesazhi juaj përçohet me sukses në audiencë, ai dikton të gjithë aktivitetin e mëtejshëm. Përmbajtja e copyt përfshin sloganin, tekstet shpjeguese, informacion mbi historinë e sipërmarrjes suaj dhe çdo komunikim tjetër që gjendet brenda faqes web.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dizajni

 
Është thelbësor në një hapësirë ku “çdo libër gjykohet nga kopertina.” Logoja, imazhet, simbolet dhe ngjyrat e përdorura do të konceptohen në përputhje me atë çfarë përfaqëson biznesi juaj. Ato ideohen për të ndihmuar dhe plotësuar zbërthimin e mesazhit të komunikuar.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Seti Fotografik

 
Përveç paraqitjes së vitrinës suaj virtuale, rëndësi ka edhe ajo fizike. Realizimi i një seti fotografik në ambjentet e kompanisë suaj do të shërbejë si një mundësi për të orientuar klientët në formën e një guide virtuale. Në këtë mënyrë ata do të njihen më mirë me biznesin dhe stafin e punonjësve. Galeria online do të shërbejë për të vërtetuar dhe përforcuar gjithçka ju keni komunikuar më sipër.