Gripoblock

 
Gripoblock ka hyrë në tregun farmaceutik shqiptar nga Pharmavision Ltd. Duke qenë një antigripal, konkurrenca me produkte të ngjashme ishte jo e vogël. Për të kapur vëmendjen e konsumatorëve, Gripoblock i nevojitej një fushatë e gjerë reklamimi e cila të ishte e qartë dhe tërheqëse. Për këtë na besuan ne, për një fushatë inovative dhe tëresisht digital.
 
 
 
 
 
Si fillim krijuam këtë destinacion për të orientuar këdo që kërkonte informacion nga motorët e kërkimit. Në këtë faqe mund të gjendet gjithçka e nevojshme për të mësuar më shumë për Gripoblock. Gjithashtu krijuam dhe optimizuam prezencënd dhe të gjitha asetet dixhitale që nevojiteshin.
 

Video Spot

 
Prodhimi i një video spoti i publikuar në të gjitha rrjetet sociale ishte një nga lëvizjet kryesore të strategjisë sonë. Nëpërmjet kësaj videoje ne prezantuam Gripoblock për një numër të madh konsumatorësh duke komunikuar çdo segment target mesazh të dedikuar. Gjatë videos shpjegohen qartë të gjitha benefitet e produktit dhe vlerat unike. I gjithë produksioni u krijua dhe u ndoq hap pas hapi nga ekipi ynë.
 
 

Facebook Ads

 
Rrjeti i Facebook është një nga rrjetet sociale me audiencën më heterogjene. Grupi konsumator që ky produkt synon është gjithashtu shumë i gjerë. Për këtë arsye, fushata e Gripoblock vijoi në formën e Facebook Ads. Për një periudhë disa mujore fragmente të spotit qarkulluan dhe u adresuan në target audienca të ndryshme duke u shfaqur në të gjitha pozicionimet e Facebook, Instagram dhe Audience Network.
 

Google video - YouTube

 
Në youtube u krijuan sekuenca me fragmente të ndryshme të spotit, ku çdo shikues e ndjek një sekuencë me 5 spote, të cilat zhvillohen dhe evolojnë duke shfaqur avantazhet e Gripoblock mbi antigripalët e tjerë.
 

Google display

 
Bannera të ndryshëm u shfaqën në platformat e Google dhe Google Partners, duke segmentuar audiencën për të arritur personat e duhur me mesazhin e duhur.