97% e reklamave të klikuara online janë nga Google Ads.

 
 

Google Ads

 

Ji prezent në kohën dhe vendin e duhur

 
 
 
 
 
 
Ne ju hapim një llogari në këtë platformë dhe krijojmë fushata reklamimi efektive për biznesin tuaj. Ato optimizohen me fjalë kyçe relevante ose fraza që klientët potencialë kërkojnë në Google në mënyrë që të shohin reklamën tuaj. Të gjitha reklamat me fjalë kyçe të njëjta (search ads) vendosen në një ankand të automatizuar. Reklama që ndodhet më lart në motorin e kërkimit do të shfaqet te klienti juaj potencial. Prandaj është e rëndësishme që reklama të krijohen dhe të implementohen nga profesionistë. Klientët e interesuar për produktin tuaj do të klikojnë reklamën dhe do të drejtohen te biznesi juaj.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Rrjeti i Google Display ju ndihmon të arrini prospektët tuaj ndërsa po shfletojnë faqet e tyre të preferuara, ndërsa shohin një video në YouTube, kontrollojnë llogarinë e tyre të Gmail (sponsored mails) ose duke përdorur aplikacionet e tyre në telefonat celularë (mobile ads). Rrjeti i Google Display është dizenjuar për t'ju ndihmuar të gjeni audiencën e duhur. Opsionet e saj ju lejojnë të shfaqni strategjikisht mesazhin tuaj klientëve potencialë në vendin e duhur dhe kohën e duhur.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Reklamat tuaja mund të jenë statike ose dinamike, interaktive, në formatin klasik ose si një vitrinë virtuale (shopping ads). Ato mund të shfaqen në çdo hapësirë online nga Gmail, YouTube, aplikacionet e shkarkuara nga personi dhe faqe të tjera webi. Display Ads i bashkangjiten personit të targetuar gjatë gjithë kohës që ai shpenzon online.

Kjo platformë reklamimi bën një inspektim të hollësishëm të reklamave që ja dalin të jenë në krye të faqeve të rezultateve duke parë gjithë përmbajtjen e tyre. Kështu, rrjeti i Google Display është një mënyrë shumë e mirë për të favorizuar faqe të cilat kanë një përmbajtje cilësore të optimizuar mirë.