2 mln shqiptarë janë përdorues aktivë të Internetit.

 
 

Facebook Ads

 

Krijo lidhje interaktive me çdo vizitor. Fito besimin e audiencës tënde

 
 
 
 
 
 
Në statistikat e fundit lidhur me mënyrën si shqiptarët lundrojnë në Internet, doli se ajo çka ne kërkonim më shumë në motorin Google, ishte Facebook. Ky aplikacion në të cilin është tashmë pjesë gjysma e popullsisë shqiptare përbën gjithashtu një nga mënyrat më efektive të marketingut online. Reklamat (ads) në Facebook janë A-ja e marketimit në rrjete sociale.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Me llogarinë e biznesit në Facebook mund të publikoni reklama në forma e mënyra të ndryshme. Sipas objektivave që vendosni për fushatën tuaj dhe targetimit të audiencës që synoni, ju do të dërgoni këto reklama drejt e në hapësirën e lundrimit të klientëve tuaj potencialë. Nëpërmjet karakteristikave si mosha, gjinia, vendndodhja, etj, ju do të filtroni atë grup personash që kanë interes për produktin tuaj, do të arrini më shpejt te ta dhe fushatat tuaja reklamuese do të kenë më shumë efektivitet.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Reklamat mund t'i ndërtoni në format foto, video, mund të jenë dinamike ose të drejtojnë vizitorët drejt një bisede informuese në messenger. Mund t'i modifikoni për t'i shfaqur në desktop, telefona celularë të të gjitha llojeve dhe gjithë platformat e tjera sociale si Instagram, Twitter etj. Gjithashtu mund të optimizoni tekstet e reklamave për t'u gjetur me fjalë kyçe dhe fraza specifike.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Të gjithë personat që shfaqin interes në produktet e shërbimet tuaja do të mund t'i katalogoni fare thjeshtë në platformën Hashtag. Duke lidhur platformën me llogarinë tuaj në Facebook ju mund të ruani çdo vizitor dhe profilin e tyre në një listë. Kështu nuk do të humbisni asnjëherë mundësinë e konvertimit të tyre në klientë. Pasi kjo audiencë e interesuar regjistrohet në platformë, ju mund ta kontaktoni herë pas here nëpërmjet formave të tjera të marketingut me e-mail ose në social media.