Princi i Lumtur

 
Një edukim i mirë duhet të nisë që në fazat e para të jetës sonë. Kur vjen puna për këtë, kopshti “Princi i Lumtur” është ndër të vetmit i cili mendon për një edukim sa më të plotë të fëmijëve. Qëllimi ishte të krijonim një vitrinë digjitale e cila thekson sa më mirë vlerat e kësaj sipërmarrjeje për t'u diferencuar nga konkurrentët.
 
 
 
 
 

Ripërtëritje e faqes web

 
Website që krijuam ruan logon dhe disa nga ngjyrat e përdorura në faqen e vjetër por ndërthurur në një mënyrë të re. Faqja u organizua në mënyrë që të tërheqë sa më shumë vizitorë dhe pasi ata të hyjnë, të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë. Çdo tekst është i optimizuar dhe faqja është e lidhur me rrjetet e tjera sociale duke krijuar të gjithë paketën e aseteve digjitale.
 

Kreativi

 
Hapi i parë ishte krijimi i një seti fotografik për të shfaqur të gjitha ambjentet ku fëmijët qëndrojnë dhe stafin që përkujdeset për ta. Copy shpjegon gjithë programin mësimor të kopshtit, aktivitetet dhe regjimin e detajuar ditor dhe javor. Kështu prindërit mund të mësojnë gjithçka u nevojitet vetëm duke kërkuar online.

Dizajni është menduar të jetë sa më i thjeshtë për target audiencën e këtij biznesi. Është e kuptueshme se vizitorët e synuar janë prindërit e rinj të cilët kërkojnë një vend të sigurt për fëmijët e tyre. Atmosfera që faqja krijon është sa miqësore aq dhe profesionale, pasi tregon përkushtim në detajet dhe kontentin e krijuar.
 

Lead Booster

 
Faqja përmban të gjitha mundësitë e kontaktit (numër telefoni, email, agjendë për të rezervuar takime e telefonata, whatsapp contact) për të gjeneruar më shumë trafik dhe komunikim me çdo të interesuar i cili do të mësojë për kushtet dhe programet e kopshtit.