Perfect Dent

 
Një nga bizneset që po përfiton më shumë nga vitrinat online është ai i klinikave dhe laboratorëve dentarë. Perfect Dent kishte një prezencë online, por në një botë ku trendet ndryshojnë shumë shpejt, përditësimi i faqeve web është kyç. Ata kërkuan ndihmën tonë për një rikonceptim inovativ dhe produktiv.
 
 
 
 
 

Krijimi i faqes web

 
Paraqitja e re e Perfect Dent është padyshim një nga projektet më inovative jo vetëm midis faqeve online të dentistrisë, por të çdo biznesi shqiptar. Ajo përfshin të gjitha trendet e fundit në krijimin e faqeve online nga video, audio, foto, blog, dhe optimizim për motorët e kërkimit.
 

File Form

 
Një nga praktikat e reja që ndërthurëm në faqe është mundësia për të dërguar punime online. Të gjithë doktorët të cilët duan të krijojnë punimet e tyre në këtë laborator , mund t'i dërgojnë të skanuara direkt nga faqja duke plotësuar vetëm një formular. Me këtë metodë, koha e dërgesës shkurtohet drastikisht duke eliminuar dërgesën fizike me korrier. Kështu, dokumenti shkarkohet online, mbërrin për disa sekonda në laborator dhe është gati për t'ju nënshtruar punës së laborantëve.
 

Kreativi

 
Duke u bazuar në logon dhe identitetin e Perfect Dent, faqja u dizenjua me ngjyra të errëta për një pamje elegante dhe shumë profesionale. Inovacioni është kryefjala në punën e Perfect Dent dhe në krijimin tonë gjithashtu. Në përmbajtjen e tekstit u ndoq po e njëjta logjikë për një shpjegim të qartë nga një gjuhë origjinale dhe jo formale.
 

Reklamimi

 
Një fushatë në rrjetin social Facebook u krijua për të drejtuar prospektët (klinikat dentare) në faqen web të Perfect Dent. Reklama (ads) me përmbajtje kreative të ndryshme u krijuan dhe implementuan edhe me strategji të micro targeting, duke u shfaqur vetëm në hapësira micro (ndërtesa specifike), ku janë zhvilluar konferenca mbi dentistrinë. Të gjithë profesionistët e botës së dentistrisë kanë parë dhe ndërvepruar me reklamat dhe janë profilizuar për ritargetim.
 

Lead Booster

 
Faqja përmban të gjitha mundësitë e kontaktit (numër telefoni, email, agjendë për të rezervuar takime e telefonata, whatsapp contact) për të gjeneruar më shumë trafik dhe bashkëveprim me çdo të interesuar.