DermaDeus

 
Konvertimi online i bizneseve që në hapat e para të aktivitetit është një mënyrë shumë e mirë për të kapur vëmendjen e një audience të gjerë. Trafiku që gjeneroni online me një faqe webi e bën fillimin shumë më të thjeshtë dhe madje keni shanse të krijoni po aq prospekte sa një konkurrenti juaj me më shumë eksperiencë në treg. Qëllimi kryesor në këtë projekt ishte të prezantonim klinikën dermoestetike Dermadeus në një treg konkurrues që po rritet dita ditës dhe ka vëmendje nga të gjitha grupmoshat tashmë.
 
 
 
 
 

Prezenca Online

 
Krijuam faqen web dhe implementuam të gjitha asetet dixhitale të nevojshme. Optimizuam çdo përmbajtje në SEO dhe çdo faqe për t'u dukur sa më mirë në çdo ekran desktop dhe mobile. U krijuan faqe respektive në Facebook dhe Instagram për t'u përditësuar me përmbajtje për publikun. Faqja web u pajis me të gjitha mundësitë për kontakt dhe bashkëveprim (agjendë për takime, call me back etj).
 

Kreativi

 
E gjithë paraqitja online u krijua nga ekipi ynë duke studiuar tregun, konkurrentët dhe trendet më të spikatura internacionale. Menduam një emër të karakterit gjysmë-shpjegues dhe të bazuar në latinisht. Ngjyrat dhe logoja u përzgjodhën për të transmetuar qetësi dhe besim. Vendosëm të jemi të drejtpërdrejtë për ta bërë audiencën të njihet me funksionin e klinikës që në momentin e parë që ata vizitojnë faqen. Kontenti u krijua me një karakter ftues, pasi qëllimi kryesor është tërheqja e tyre drejt marrjes së shërbimeve.
 

Reklamimi

 
Pëveç postimit të kontentit foto, video dhe tekst në rrjete sociale krijuam edhe një seri me Facebook ads. I gjithë kontenti u integrua gjithashtu edhe në Instagram. Fushatat e reklamimit u ndërtuan me një vëmendje shumë të madhe kushtuar anës vizuale. Duke qenë se vetë sipërmarrja bën pjesë në sektorin e bukurisë dhe kujdesit të pamjes, produkti përfundimtar duhet të dallonte për aparencën e tij. Çdo material marketingu është bazuar në këtë parim.