CEP

 
Civic engagement platform (platforma e përfshirjes qytetare) është një organizatë jo-qeveritare e themeluar për ndjekjen e progresit të demokracisë në vendet e Ballkanit dhe mobilizimin e shoqërisë civile në rajon. Kjo organizatë operon si një forum për ide, dialog dhe bashkëveprim midis qytetarëve. Platforma ka për qëllim angazhimin e tyre në çështje aktuale me rëndësi duke u përpjekur të projektojnë zgjidhje dhe alternativa të cilat janë në të mirë të komunitetit. CEP kërkoi ndihmën tonë për zgjerimin e përmirësimin e prezencës së tyre online.
 
 
 
 
 

Platformë engagement

 
Ne rindërtuam website-n duke e transformuar në një forum të vërtetë për bashkëveprimin e pjesëmarrësve të saj. Faqja e re përmban një portal njoftimesh me lajme të rëndësishme për pajisjen me informacion dhe të reja. Pjesëtarët e organizatës dhe gjithë personat e angazhuar mund të komunikojnë me njëri-tjetrin tashmë duke hapur diskutime, krijuar evente për agjendën e tyre, postuar opinionet e tyre në hapësirën blog, vetëm duke hapur një llogari personale. Kjo platformë bashkëveprimi është një hapësirë për të marrë, dhënë, krijuar informacione dhe konsoliduar rolin e shoqërisë civile në tablonë e realitetit politiko-social të rajonit.
 

Ribrandim

 
Ne ndihmuam gjithashtu edhe në transformimin e identitetit vizual të organizatës, duke ndryshuar logon e saj. Frymëzuar nga emri dhe ajo çfarë CEP përfaqëson ne zgjodhëm një paletë të ngrohtë ngjyrash dhe krijuam një logo të ndikuar nga simbolikat e bashkimit e lidhjes, por edhe mbi format identifikuese të hartës së rajonit të Ballkanit. Ribrandimi është bërë mbi parimin minimalist, si rruga që shumë sipërmarrje jo/fitimprurëse po ndjekin vitet e fundit. Kemi ndjekur parimet duokromatike dhe me linja të qarta e të mirëpërcaktuara, për një paraqitje që rezonon me çdo person.