Çfarë po ndodh me botën? Gjithçka po ndryshon.

Ideja e qenies njerëzore është një lloj koncepti natyror që do të ndryshojë. Trupat tanë do të jenë kaq hi-tech, sa ne nuk do të jemi në gjendje të dallojmë mes asaj që është e natyrshme dhe asaj që është artificiale. Brenda kokave tona është organizimi më kompleks i materies i njohur në univers. Mund të pyesësh veten, a mund të arrij të jem super-njeri?
Origjina e Revolucionit Industrial u nxit nga zbulimi i përdorimit të motorrëve me avull. Kjo u pasua nga revolucione për energjinë elektrike, kompjuterët dhe teknologjinë e komunikimit.

Revolucioni i Katërt Industrial bashkon sistemet digjitale, fizike dhe biologjike. Ja cilat janë mendimet e disa dëshmuesve, krijuesve dhe mbështetësve të këtij Revolucioni:


1.Klaus Schwab (Themelues dhe kryetar ekzekutiv, Forumi Ekonomik Botëror)
"Një nga tiparet e këtij Revolucioni të Katërt Industrial është se nuk ndryshon atë që po bëjmë, por na ndryshon NE."

2.Nita Farahany (Universiteti Duke, USA)


"Me aftësinë qe kemi për të parashikuar aktivitetin e trurit, për shembull nëpërmjet një pajisje EEG, na mundëson akses në mënyra që kurrë më parë nuk është menduar, zhbllokon kutine e zezë që është truri dhe na mundëson që me të vërtetë të jemi në gjendje të realizojmë një identitet frymëzues."

3.Jon Kabat-Zinn (Universiteti Masachusets, USA)


"Tani ka një bazë shkencore për efektet e ndërgjegjësimit në tru, në gjenom, në plakjen biologjike, dhe kur mendja njerëzore e njeh veten atëherë ju merrni potencialin për një rilindje të re që ristrukturohet vetë në aspektin e marrëdhënieve tona me jetën, marrëdhënieve tona me planetin, marrëdhënieve tona për të punuar.

4.Stewart Wallis (Themelues i ekonomisë së re, UK)


"Ne kemi nevojë për një model të ndryshëm ekonomik, dhe me këtë, nuk dua të them kapitalizëm kundrejt komunizmit. Ajo që po flasim është një ndryshim në sistem përgjatë vijave të dy ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në shekullin e 20. Keinsianizmi kishte një fokus shumë më të madh në shëndetësi, arsim, dhe në rolin që qeveria ka në lidhje me biznesin.
Dhe si një reagim kundër kësaj në shekullin e fundit të neoliberalizmit, ku fokusi ishte në tregjet e lira, liria e individit dhe marrja e qeverisjes nga “rruga”.
Ne duhet të zhvendosemi në një sistem të ri që do të na lejojë të përmbushim nevojat themelore të çdo njeriu në planet, që do të jetë më i drejtë dhe që do të përqendrohet jo në rritje, por në maksimizimin e mirëqenies njerëzore."

5.Ellen MacArthur (Fondacioni Ellen MacArthur,UK)


"Unë e shoh ekonominë rrethore si diçka që përshtatet ngushtë me krijimin e një qëllimi për të qenë inovativ, kreativ dhe për të përparuar gjithmonë. Ne mund të përdorim ndjekjen e aseteve, mund ta përdorim IT-në, mund të përdorim shtypjen 3D për të minimizuar rritjen e mungesave që vjen nga kufizimet që kemi në burime."

6.Carlo Ratti (Instituti i Teknologjisë në Masachusets, MIT), US


"Arsyeja që jetojmë në qytete nuk është e ndryshme nga ajo e 10.000 viteve më parë. Edhe pse kemi rrjete që na lidhin, ne ende duam të kemi vende ku takohemi personalisht. Kjo do të thotë se vendet ku punojmë dhe jetojmë janë shumë më pranë njëri-tjetrit. Kjo do të thotë një qytet ku ne nuk duam të kemi zinxhirë të mëdhenj të furnizimit për të prodhuar, ku shumë gjëra mund të jenë burim në qytet, në sajë të printimit 3D dhe robotikës jemi në gjendje të bëjmë diçka për të transformuar qytete për t'i bërë ato më efikase. Kështu ndikimi mund të jetë i madh."

7.Neri Oxman (Instituti MIT), US


"Mendoni për mundësinë e heqjes së plastikës nga qarkullimi. Ne duhet jo vetëm të frymëzoheni ose të informoheni nga natyra, por në të vërtetë të përdorim organizma natyralë për të dizenjuar produktet e përditshmërisë sonë."

8.William McDonough (Universiteti Stanford ,USA)


"Dizajni është në një fazë kritike sot. Ky është sinjali i parë i qëllimit njerëzor. çështja e shtimit të cilësisë në sasi, nuk është thjesht një mënyrë që qarkullon gjërat që janë potencialisht toksike. Ka të bëjë me qarkullimin e gjërave të ruajtura dhe të shëndetshme për të gjitha gjeneratat. Pra, qëllimi nuk është më, "Unë dua të jem më pak i keq, më pak monoton, më pak i pasigurt, më pak i padrejtë".
Ka të bëjë me një botë të larmishme, të sigurt, të shëndetshme dhe të drejtë me ajër të pastër, ujë të pastër, tokë të pastër, energji të pastër."

9.Leonardo DiCaprio (Fitues i çmimit Kristal, Davos 2016)


"Ne po luftojmë për të ruajtur klimën tonë të brishtë nga dëmtimi i pakthyeshëm dhe shkatërrimi i përmasave të paimagjinueshme."

10.Naomi Oreskes (Universiteti Howard USA)


"Çfarë ndodh nëse mund të ndërtojmë pyje artificiale?
Origjina e Revolucionit të Katërt Industrial është një revolucion energjie. Më pëlqen të mendoj për të si një lloj periudhe të një libri në historinë njerëzore gjatë së cilës ne përdorëm lëndë djegëse fosile, dhe kjo funksionoi mirë për ne për një kohë të gjatë, por tani duhet ti japim fund kësaj. Ne kemi teknologji sa i perket energjisë për të fuqizuar qytetërimet tona: energji diellore, era, biomasa. Kështu që lind pyetja: Si mund të bëjmë integral funksionimin e këtij rrjeti?
Ndoshta era fryn në Danimark, dielli po ndriçon në Gjermani dhe tani ju mund ta lëvizni atë energji elektrike përmes një rrjeti të integruar, ju mund të furnizoni energji për të gjithë ata që kanë nevojë për të dhe në çdo kohë."

11.SHarV Bailey (General Motors, USA)


"Duke parë rreth e rrotull, ju shihni makineri të ndryshme, të ngjashme me pamjen trupore. Ata përdorin shumë makineri që i ndihmojnë ata të ngrenë dhe t'i lëvizin pjesët në makinë. Ne thjesht ulemi aty dhe programojmë dicka dhe makineria ka programin e vendosur për ta çuar detyrën deri në fund dhe të bëjë gjithcka. Pastaj, ne si qenie njerëzore, ndërhyjmë dhe marrim hapin ekstra për të ndihmuar teknologjinë.

12.Todd Clippard (General Motors, USA)


"Kjo nuk është zgjidhje për gjithçka. Ka patjetër një gamë të madhe operacionesh që njerëzit kryejnë më mirë, por për aplikimet e duhura, robotika është një përmirësim i madh në këtë proces."

13.Sharan Burrows (Konfederata e sindikatave ndërkombëtare ITUC, Belgjikë)


"Parashikimi që do të kemi 5 milionë vende pune të humbura deri në vitin 2020 në teknologji është serioze, por nuk është çështja kryesore. Ndërtimi, prodhimi, shërbimet, shëndeti publik dhe arsimi: këto industri do të vazhdojnë të ekzistojnë. Pyetjet kryesore janë:
Cila do të jetë e ardhmja e punës?
Si do ta përcaktojmë punën?
Si do ta ndajmë pasurinë?

14.Hiroaki Nakanishi (HITACHI, JAPONI)


"Nga këndvështrimi i punës ose i vendeve të punës, tani kemi shumë nevojë për edukim të ri ose trajnim të ri."

15.Mary Barra (General Motors), USA


"Duke u përpjekur për të inkurajuar studentët nga klasa e tretë, gjatë gjithë rrugës deri në fund të shkollës së mesme, ne kishim studentë që bënë varka me vela, të cilat i vunë në garë për të parë sa shpejt mund të lëviznin. Në fund të garës ata u kthyen dhe thanë: "Pashë atë që ndodhi, do ta ndryshoj këtë".

16.Carlos Moedas (Komisioni Europian, Belgjikë)


"Unë kam dhënë vetëm një çmim për një të ri të moshës 18 vjeç që ka zbuluar diçka vërtet shumë, shumë unike. Ai u paraqit me projektin se si të fitojë produktivitet më të mirë dhe rendiment më të larte për farat e misrit. Dhe kështu ai në thelb doli me idenë se nëse ju i shtrydhni këto fara, do të merrni më shumë ushqim, dhe duhet të mendoni që ai nuk frekuenton universtetin. Kështu mendova se si dhe ku ai merr të gjithë atë njohuri?
Dhe ai më tha "Unë kam parë You Tube që nga mosha 12 vjeçare. Unë jam aq i interesuar, kam parë gjithçka për këtë, kam lexuar gjithçka për këtë".
Bota është me të vërtetë e hapur për të mësuar, thelbi është në mënyrën se si i nxisni fëmijët tuaj për ta bërë këtë."

17.Satya Nadella (Microsoft,USA)


"Është kjo aftësia e teknologjisë digjitale për të ndryshuar rezultatet, për të fuqizuar njerëzit në të gjithë botën, që mund të krijojnë një zhvillim më të drejtë, dhe mendoj se bota ka nevojë për këtë."

18.Peter Maurer (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ICRC, Zvicër)


"Revolucioni i Katërt Industrial ka potencialin për t'i bërë pabarazitë të dukshme, për t'i bërë ato më pak të pranueshme në të ardhmen, dhe shpresojmë që të kemi edhe mbështetjen politike për të marrë vendimin e nevojshëm për të reduktuar këtë boshllëk."

19.Erik Brynjolfsson (Instituti MIT, USA)


"Njerëzit kanë përdorur gjithmonë mjete, por për shkak të përparimeve në teknologji ne kemi filluar të kemi makina që mund të na përmirësojnë në mënyra interesante."

20.Marc POLLOCK (besimtar, Irlandë)


"Unë isha personi i parë në botë që vullnetarisht isha në gjendje të lëvizja këmbët e mia përmes robotikës, duke përdorur stimuluesit elektrikë direkt mbi shpinë. Unë besoj se një kurë e tillë do të jetë e mundur nëse njerëzit e duhur kanë vullnetin për ta pranuar si një kurë për paralizën.

21.Nina Tandon (EPIBONE,USA)


"Ne marrim dy gjëra nga pacienti:
Së pari me një rreze X 3D përfitojmë një ekstrakt të dhënash tre dimensionale kështu që ne mund të krijojme një mozaik të formuar në mënyrë të përkryer. Dhe ne gjithashtu marrim një mostër të indeve yndyrore nga pacienti dhe nxjerrim qelizat staminale nga ato. Ne i përdorim ato qeliza burimore me këtë tribunë tre-dimensionale që shpikim dhe pas tre javësh kemi një kockë të gjallë të gatshme për t'u përdorur."

22.Xhenifer Doudna (Universiteti i Kalifornisë Berkeley, USA)


"Duke qenë në gjendje të përdorin redaktimin e gjenomit për të kuptuar ndryshimet gjenetike që çojnë në kancer dhe teknologji si shpërndarja e ilaçeve duke marrë molekula në lloje të veçanta të qelizave, ekziston një nxitje për të qenë në gjendje për të lëvizur më shpejt në këtë sëmundje. Por një nga gjërat që unë mendoj është aq thelbësore në shoqëritë e lira dhe të hapura është liria e mendimit.

Deri tani, biseda që kemi pasur është rreth lirisë së fjalës, sapo të arrijmë në mendimet e njerëzve dhe t'i qasemi emocioneve të njerëzve, duhet të krijojmë një hapësirë që u mundëson njerëzve të mendojnë lirisht, të kenë mendime të ndryshme dhe krijuese, dhe në një shoqëri ku njerëzit kanë frikë të kenë këto mendime, gjasat për të qenë në gjendje të gëzojnë përparimin është dëmtuar në mënyrë sinjifikative.

Ne duhet të marrim përgjegjësinë në çdo nivel të shoqërisë që nga individi dhe nga ai personal në atë institucional deri në atë global për t'iu përshtatur këtyre sfidave teknologjike dhe ndryshimeve të cilat janë duke ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh njerëzor, çfarë do të thotë të punosh, çfarë do të thotë te jesh i përshtatur në mënyrë të plotë në këtë botë.”

23.Mariete DiCHristina (Shkencëtare Amerikane,USA)


"Edhe pse kemi probleme çdo ditë, duhet të gjejmë një mënyrë për të hedhur themelet për risitë e së nesërmes."