Kur diskutohet për digjitalizimin e bizneseve të vogla, shqetësimet që hasen janë pothuajse të njëjta pavarësisht sektorit të biznesit. Këtu janë dhjetë nga pyetjet më të zakonshme dhe shqetësimet e pronarëve të bizneseve të vogla, që paraqiten kur diskutohet për të patur një faqe interneti.


Pyetja e parë: A ka nevojë realisht biznesi im për një faqe interneti?


Përgjigja për këtë pyetje mund të jetë “po” ose “jo”. Vetëm pronari i biznesit mund të përgjigjet për këtë. Dy pronarëve të dy restoranteve të ndryshme iu bë e njëjta pyetje, nëse i duhet një faqe webi, i pari përgjigjet:

“Ka disa vite që e kam hapur këtë restorant. Nga dita e parë që e kam hapur jam përpjekur që klientët të marrin shërbimin më të mirë dhe të shijojnë qëndrimin këtu. Puna nuk na ka ecur keq, por kam mundësi dhe kapacitete që të pres më tepër klient. Nëse faqja e webit do më sillte më tepër klientë, atëherë mund të them me plot gojë që po”

I dyti thotë:

“Ne hapëm këtë biznes si dyqan me idenë për tregti. Klientët filluan të kërkonin dhe kafe pasi nuk kishte bar afër dhe filluam ta ofronim si shërbim. Disa kërkuan edhe sandiuçët kështu i përfshimë edhe ato. Më vonë dëshironin pak tavolina ku mund të uleshin dhe të bisedonin ndërkohë që hanin sanduiçët e tyre, kështu që ne morëm tavolinat dhe karriget dhe filluam të përgatisnim dhe drekën. Kjo u lidh edhe me darkën. Më pas ne nuk kishim hapsirë mjaftueshëm kështu shtuam ekranin në verandë për stinën e verës. Njerëzit e pëlqyen shumë verandën dhe dalëngadalë e përshtatëm edhe për stinën e dimrit. Tani që është dimër, ne po mendojmë që mund ta mbyllim një ditë në javë për të patur pushim. Por nuk mundemi. Ne jemi shumë të zënë. Ne kurrë nuk kemi reklamuar dhe jemi të lodhur. Nëse faqja e internetit do na sillte më shumë njerëz. Jo faleminderit!”

Qartësisht kuptohet që restoranti i parë e ka të domosdoshme faqen e webit ndërsa i dyti e ka opsionale, pasi edhe pse nuk ka nevojë për reklamim, prezenca digjitale mund ta ndihmojë në komunikimin me klientët.


Vetëm ju mund të vendosni nëse biznesit juaj i nevojitet prezenca online.


Ndërsa merrni vendimin ju doni të konsideroni që faqja e internetit është multi funksionale dhe është një mjet komunikimi jo vetëm reklamimi. Nëse biznesi juaj është i organizuar dhe e gjithë klientela juaj është vetëm e “pallatit përballë” dhe ju nuk keni mundësi t`u shërbeni më shumë klientëve, ateherë ju nuk e keni të nevojshme një faqe webi.

Nëse shpesh dëshironi që ju mund të komunikoni në mënyrë efektive me një gamë të gjerë klientësh, nëse klientët tuaj nuk i përkasin vetëm “pallatit përballë”, të publikoni përgjigjet e pytjeve që janë bërë më shpesh nga ata , kjo tërheq klient të rinj për të hyrë në tregje të reja dhe mund të shpërndahen nga konkurrentët tuaj, këtu faqja e webit është një domosdoshmëri.

Faqja e webit i drejtohet një publiku të stërmadh ku njerëzit mund të marrin informacion si të gjejnë ty, çfarë ke për të ofruar, pse shërbimi jot është unik, dhe çfarë është e re në kompaninë tënde. Gjithashtu është e lehtë për t`u rifreskuar dhe për tu ndryshuar shpesh, është dhe një forum komunikimi përmes të cilit klientët tuaj mund të komunikojnë me pyetje, shqetësime dhe reagime për nevojat e tyre.


Pyetja e dytë: Cila është kostoja e ndërtimit?


Si çdo produkt apo shërbim edhe prezenca digjitale e biznesit ka kostot e saj, ku pjesën më të madhe të kostos e zë faqja e webit.

Ndërtimi i webit sot vjen së bashku me ndërtimin e aseteve të tjera digjitale, për ta bërë prezencën digjitale 360°. Gjithashtu kërkesat e kohës janë që webi të jetë dhe i bukur estetikisht, i ndërtuar mirë teknikisht dhe sigurisht të jetë funksional. Ky që zë pjesën më të madhe të shpenzimit, çmimin e ka afërsisht sa një smartphone.

Mund të themi që kostoja e të paturit një faqe webi funksionale në përgjithësi është e njëjtë me vendosjen e një reklamë në portalet informative të dorës së dytë 1 herë në vit. Kjo reklamë shihet (nëse shihet) dhe ikën. Kostoja e faqes tënde të internetit është shpenzim vetëm 1 herë për “pajisjen” që do kesh dhe mund të përdorësh komunikimin dhe marketingun për një kohë të pacaktuar.

Kostoja e ndërtimit të prezencës digjitale të biznesit është totalisht e papërfillshme në krahasim me investimin fillestar të hapjes së biznesit. Në rastin e një restoranti mund të themi se kushton sa një tavolinë bosh. Një tavolinë, e cila të mbush të gjitha tavolinat e tjera të restorantit.


Pyetja e tretë: Unë tashmë e kam një faqe interneti në sitet reklamuese. Pse ti bëj dy?


Nëse biznesi yt i vogël ka një hapsirë në një faqe reklamuse, kjo është një gjë e mirë. Sidoqoftë kjo nuk është një faqe webi. Ka më shumë gjasa të ofrojë vetëm informacionin për kontaktet dhe një përshkrim të shpejtë të asaj çka ofroni. Ju fut në një kategori të gjerë që në përgjithësi përfshin konkurrentët tuaj dhe në shumë raste nuk ofron ndërveprimin me klientët potencialë që do t'ju ofrojë faqja juaj e webit. Përfundimisht ju nuk zotëroni faqen ose nuk keni kontroll mbi të.

Faqja juaj e internetit ju bën unik dhe ju zbulon identitetin tuaj. Lajmi i mirë është se të keni faqe në një web reklamues ose me një nga shërbimet më të listuara do të përmirësojë dhe fuqizojë faqen tuaj. Do të bëjë që faqja juaj të ketë më shumë trafik dhe do ta vendosi atë një hap para në lojën e marketingut.

Të marrim një shembull: Nëse një vizitor po kërkon për piceri te zogu i zi dhe ju gjen tek 3 më të renditurit afër shtëpisë ky vizitor do shkojë më tej dhe do klikojë në faqen e internetit. Kur skanoni një listë njerëzit gjithmonë duan të dinë më shumë. Linku jot i jep mundësinë qe të vizitojë webin tënd dhe i bën pothuajse 100% shanset që të kthehet në klient.


Pyetja e katërt: Unë nuk shes mallra online. Pse më duhet një faqe interneti?


Ju nuk shisni online, por a shisni ju diçka të veçantë të cilën njerëzit janë duke e kërkuar?

Keni dëgjuar ndonjëherë klientin kur thotë ‘Erdha këtu sepse ju shisni... Përshembull një dyqan që shet një linjë produktesh ose brande që janë kërkuar shumë dhe kanë ndjekje besnike si Zara, Ray Ban, Samsung, Red Wing Shoes, do të kenë konsumatorë potencialë që kërkojnë internetin për të gjetur se kush i shet këto marka në zonën e tyre lokale.

A do të jeni në rezultatet e kërkimit? A do të jetë konkurrenti yt?

E njëjta vlen edhe për restorantet dhe banesat. Njerëzit po vizitojnë një zonë të caktuar. Mbi 70% e udhëtarëve përdorin internetin për të vendosur itinerare të udhëtimit dhe ato itinerare përfshijnë restorante, strehim dhe pazar. A do të jeni ndër zgjedhjet që gjenden kur ata kërkojnë internetin?

Nëse ofroni diçka që njerëzit po kërkojnë, një pjesë e madhe e njerëzve (ndoshta një treg i panjohur për ju deri më tani) do të kërkojë internetin, sepse është e shpejtë, është e lehtë, është globale dhe është private. Një faqe webi dhe internet marketing do t'ju vë në linjë me të tjerët dhe do iu çojë shumë hapa para atyre që nuk janë në internet.


Pyetja e pestë: Unë nuk e përdor kompjuterin, a mund të mbaj një faqe webi?

Ti ndoshta nuk ke një kompjuter, por ama ti përdor rrjetet sociale në telefon, shikon video në youtube. Në një mënyrë apo një tjetër ti kalon disa orë në internet, por edhe nëse nuk i kalon ti, e sigurt që klientët e tu potencialë kalojnë disa orë në interet në ditë. Agjencia që do ndërtoje faqen tënde të internetit mund ta mirmbajë, ndryshojë rifreskojë e cila është përgjithësisht e thjeshtë dhe e përballueshme.


Pyetja e gjashtë: Klientët tonë preferojnë komunikimin fizik dhe nuk janë përdorues të kompjuterit.


Në fakt, një nga gjërat ku gabojmë në gjykim kur flasim për faqen e webit është se e lidhim atë vetëm me kompjuterin. Ndërkohë që flasim 90% e vizitave në website janë nga telefonat smart dhe jo nga kompjuterat. Sot të gjithë kanë akses në internet nëpërjet celularit, pra edhe nëse iu duket sikur klientët tuaj nuk e përdorin kompjuterin, ata përdorin një telefon me internet.

Një tjetër gjë për tu menduar është se 75 vjet më parë, bota mendonte se telefoni ishte një luks i shtrenjtë dhe jo vendimtar për rritjen e biznesit. Kjo ndjenjë vazhdoi për 30 vjet. Ndërsa trendet e komunikimit social ndryshuan dhe shpenzimet u zvogëluan , bizneset ndryshuan për të siguruar perfitimet.


Pyetja e shtatë: Unë kam një kushëri i cili merret me faqet e internetit, i kam premtuar atij që mund të merret edhe me faqen tonë.


Është kushëriri juaj një zhvillues faqesh? Nëse po, jeni me fat. Jini të sigurtë kur të merrni faqen e përfunduar.

Nësë ai ose ajo e bën faqen për hobi ju do të doni të konsideroni si në vijim:

1- Një faqe interneti mund të krahasohet me mënyrat e transportit. Ju mund të ngisni një biçikletë ose të ngisni një Benz, me secilën do vini rreth qytetit po njëra do jetë më efiçente sesa tjetra, mund t’ju dërgojë më shpejt dhe mund të jetë një shëtitje e rehatshme.

2- Grafikët që bien në sy dhe teksti mbetën në mendje tek faqet e internetit është vetëm 20% e asaj që shkon për zhvillimin e sitit. Pas gjithë këtyre faqeve të bukura janë kodet dhe etiketimet të shkruara në mënyrë specifike për të arritur një vendosje më të lartë në motorët e kërkimit, të cilat bëjnë ngarkimin e faqeve më të shpejta dhe të jenë më miqësore ndaj përdorimit. Shumica e fillestarëve dhe hobistëve nuk kanë njohuri për përdorimin e duhur të kodeve, skripteve, etiketave dhe optimizimit të motorëve të kërkimit. Nëse keni një faqe interneti të bukur, por askush nuk mund ta gjejë atë, ju humbni fuqinë e madhe të marketingut.

3- Që të ndërtohet një faqe webi duhet që disa profesionistë të venë nga një “tullë” gjatë ndërtimit të tij. Nuk mundet që një njeri i vetëm të ketë disa profesione njëkohësisht. Nëse pretendon se i ka, ateherë nuk ka asnjë.


Pyetja e tetë: Angazhimet tona të ardhshme të reklamimit do të përdorin të gjitha paratë tona të marketingut


Është e rëndësishme të kuptojmë që faqja e webit nuk është thjesht një investim për reklama. Faqja i fuqizon përpjekjet e tua reklamuese. Reklamat janë pronë e shitësit të reklamave dhe janë një kosto periodike për një kompani. Ju blini për një reklamë për një sasi të caktuar kohe dhe pastaj reklama është zhdukur.

Faqja e internetit është një mjet marketingu dhe komunikimi që ju përket ju. Ju mund ta kontrolloni atë vazhdimisht. Është një aset i kompanisë i ngjashëm me telefonin ose fax-in. Ju e blini vetëm njëherë dhe paguani për shërbimet që do përdorni. Faqet e internetit kapin një rritje të konsumatorëve që deri më tani ka mbetur e fshehur për ju. Ajo gjithashtu shërben bazën tuaj të tanishme të klientit, duke u dhënë atyre më shumë opsione për të komunikuar me ju.

Sapo të keni një faqe interneti, mund të përfshni adresën tuaj të webit në të gjitha reklamat tuaja, duke u ofruar klientëve potencialë një mundësi për të parë më shumë rreth shërbimeve apo produkteve që ju ofroni. Një faqe webi në botën e sotme është gjithashtu një vulë e besueshmërisë për publikun që ende nuk e ka takuar.

Citimi vijues është një fragment nga revista Small Business - Issue October 2003.

"Konsumatorët dhe njerëzit e tjerë që vijnë në kontakt me biznesin tuaj presin të gjejnë biznese me reputacion në internet, prandaj mos e rrezikoni kredibilitetin tuaj duke mos qenë i pranishëm".


Pyetja e nëntë: Faqja e internetit duket shumë e përgjithshme dhe jopersonale. Ajo nuk do të shtojë “llojin tonë” të bazës së konsumatorëve ndërtuar mbi marrëdhënie personale.

Kjo deklaratë është bërë zakonisht nga pronarët e dyqaneve të specializuara dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Agjentet e pasurive të paluajtshme do shtojnë se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në hapsirën e reklamave.

Megjithatë, ata nuk e kuptojnë se të gjithë llojet e njerëzve përdorin internetin për të patur akses në informacion. Faqja e webit, ndryshe nga mediat reklamuese, nuk është aty vetëm kur transmetohen reklamat. Revistat, Gazetat, Televizioni, Radio –janë në shërbimin tuaj vetëm kur reklama juaj transmetohet. Ndërkohë kur njerëzit kanë nevojë për një shërbim apo mall të caktuar, nuk presin tu dalë reklama në tv por kërkojnë në internet për të.

Ka mbi 8 miliardë faqe interneti të indeksuara në motorin e kërkimit të Google. Një faqe interneti zakonisht është tepër e papërcaktuar dhe kjo është një gjë e mirë. Kur njerëzit përdorin internetin ata duan informacionin jo një marrëdhënie personale. Informacioni do t'i sjellë ato tek ju. Ju krijoni marrëdhënie.

Një faqe interneti ju jep një numër më të madh të klientëve potencialë për të krijuar një marrëdhënie me ta. Nëse përdoruesit e internetit nuk ju gjejnë në internet, ata do të kërkojnë konkurrentët tuaj që kanë faqet e internetit


Pyetja e dhjetë: Nuk do dija cfarë të bëja nëse do të kisha një faqe interneti

Përveç informacionit të mësipërm, kuptojeni që përdoruesit e internetit ju gjejnë ju , ju nuk i gjeni ata. Ata ose do të kërkojnë për ju, sepse ata kanë dëgjuar emrin tuaj, ose kërkojne për një produkt që po shisni. Nëse biznesi juaj nuk është i listuar, nuk ekziston për përdoruesit e internetit.

Agjencia që do ndërtojë prezencën tuaj digjitale është e përbërë nga profesionistë që do të ndihmojnë në ruajtjen dhe trajtimin e faqes së webit.


Përmbledhje

Një faqe interneti në nivelin e saj bazë u tregon miliona përdoruesve të internetit:

- Kush je, si filluat, sukseset që keni pasur, reputacionin tuaj në komunitet

- Çfarë ofroni

- Vendndodhja juaj

- Mënyra të ndryshme për t'ju kontaktuar (telefon, email, adresë fizike)

- Oferta speciale dhe promovime të ardhshme, shtesa të reja për produktet dhe shërbimet

- Lajmet e fundit për kompaninë tuaj

- Çfarë thonë të tjerët për ju - Dëshmi të Klientit


Një faqe interneti është një mjet marketingu të cilën ju e paguani vetëm një herë dhe më pas ajo iu paguan juve vazhdimisht .Ajo zgjeron bazën tuaj të konsumatorëve, rrit reklamat tuaja dhe përpjekjet e marketingut i jep biznesit tuaj një shenjë kredibiliteti.