Celular.al

 
Për këtë kompani u fokusuam në reklamimin e produkteve dhe theksimin e benefiteve që diferencojnë këtë biznes nga konkurrentët e tjerë. Në këtë sektor, gati si në çdo sektor tjetër të bizneseve, një numër shumë i vogël firmash marrin vëmendjen kryesore. Qëllimi ynë ishte tërheqja e vëmendjes së audiencës nëpërmjet një kontenti origjinal dhe me interes.
 
 
 
 
 

Instant Messaging

 
Implementimi i një hapësire për interaksion në faqen ekzistuese në Facebook bëri të mundur marrjen e porosive në mënyrë të shpejtë dhe të automatizuar. Në kohët e sotme marrja e produkteve dhe shërbimeve në mënyrë fizike po zvogëlohet, sidomos në moshat e reja. Për këtë arsye ne krijuam një faqe chat bot (android i automatizuar) për të marrë porositë e konsumatorëve duke bërë disa pyetje mbi llojin e telefonit të preferuar, ngjyrën, adresën e dërgimit etj.
 
 

Reklamimi

 
Facebook & Instagram Ads, programmatic dhe PPC u përdorën për të reklamuar produktet e këtij biznesi. Qëllimi kryesor ishte rritja e shitjeve dhe reklamimi i shumë ofertave të leverdisshme. Prandaj kontenti për çdo reklamë është krijuar nga themeli dhe posaçërisht për celular.al.
 
 
 

Kontenti i branduar

 
Një seri fotosh reklamuese u krijuan për një linjë të madhe aparatesh celularë në ofertë. Përveç kontentit foto dhe ad copy, krijuam edhe video spote. Videoreklamat u përshtatën gjithashtu për çdo rrjet social. Ato u ideuan dhe krijuan tërësisht nga ekipi ynë.