65% e konsumatorëve zgjedhin biznese me të cilat krijojnë një lidhje emocionale.

 
 

Brandimi

 

Impresioni i parë është më i rëndësishmi

 
 
 
 
 
 

Çfarë është brandimi ?

 
Përtej një logoje tërheqëse, një brandim i mirë rrit vlerën e një kompanie, frymëzon punonjësit, jep motivim dhe e bën më të lehtë joshjen e klientëve të rinj. Pra, çfarë është saktësisht? Gjithçka. Brandimi është perceptimi i njerëzve mbi sipërmarrjen tuaj. Është tërësia e ndjenjave që provokohen kur emri i biznesit tuaj përmendet. Është tërësia e opinioneve që qarkullojnë për atë që ju ofroni. Një brandim i mirë prodhon besim, konsistencë dhe ndjekës/klientë besnikë. Kjo arrihet nëpërmjet marketimit të mirë, një shërbimi cilësor dhe aparence origjinale.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Brand Identity

 
Duke rritur dijeninë e sa më shumë personave për sipërmarrjen tuaj, ju fitoni më shumë territor në tregun online. Nëpërmjet visual branding ne synojmë të tërheqim sa më shumë prospektë duke fuqizuar anën vizuale. Duke folur më shumë për aktivitetin tuaj, jetëgjatësinë dhe inovacionet që bëni, ju tërhiqni klientë nëpërmjet eksperiencës (brand experience). Me reflektimin e nevojave dhe dëshirave të ndjekësve tuaj, ju rrisni ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi rëndësinë që luani në treg (brand awareness).
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rebranding

 
Bëni një transformim total të asaj çfarë kompania juaj përfaqëson. Krijoni një komunikim të ri duke ndryshuar formën dhe mënyrën e brandimit. Shpesh herë, arsyeja kryesore e problemeve me aktivitetin e një biznesi është një brandim i vjetër ose që nuk përputhet me audiencën e synuar. Rigjenerimi i sipërmarrjes suaj është një mënyrë e mirë për t'ju kthyer në rrugën e duhur.