Nëse nuk ke prezencë digjitale, ti nuk ekziston

Në botën e sotme të drejtuar nga interneti, të përdorësh marketing digjital është kthyer në një domosdoshmëri. Me mbi 3 miliardë përdoruesish të internetit në mbarë botën, kushdo me pak mend gjykon se krijimi i një faqeje interneti ështe jetike për çdo kompani që dëshiron të jetë e suksesshme, të përjetojë rritje të vazhdueshme dhe të rrisë të ardhurat.

Megjithatë, shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Shqipëri mendojnë se bota online është jashtë mundësive të tyre; ndoshta ata e konsiderojnë atë shumë të shtrenjtë, ose ata nuk mendojnë se do të arrijnë tregun e tyre të synuar.

Më poshtë do argumentojmë se pse kjo mënyrë të menduari po i sjell përditë humbje kohe dhe parash biznesit tuaj.


Interneti është një pjesë thelbësore e jetës së shumicës së njerëzve dhe konsumatorët po bëhen gjithnjë e më shumë të mësuar me kontrollin e markave online dhe në mediat sociale përpara se të vendosin se çfarë të blejnë.

Nga ana tjetër, NVM­të që përdorin marketing digjital për të promovuar shërbimet ose produktet e tyre kanë një avantazh të qartë mbi konkurrentët e tyre. Por jo të gjithë janë të specializuar ndaj është me rëndësi të komunikohet me ekspertët.

Kur bëhet siç duhet, këto metoda kanë potencial për të gjeneruar rezultate të shkëlqyera afatshkurtra dhe afatgjata. Të rrisin dukshëm shitjet dhe prezencën tuaj në treg por edhe prezencën e markës tuaj në mendjen e konsumatorit, me një kosto shumë herë më të vogël se sa ajo e medias dhe me efikasitet shumë herë më të madh.

Një reklamim në digjital përdor internetin për të arritur tregun e synuar të markës suaj. Makinat e kërkimit dhe platformat e mediave sociale janë bërë mjete të fuqishme për tregtarët në mbarë botën. Çdo lloj biznesi mund të përfitojë prej tyre: një dyqan lokal i akullores, një kompani shumëkombëshe e automobilave, dhe çdo lloj biznesi në gamën mes tyre. Kushdo mund ta përballojë digjital marketing.

Audienca juaj e synuar përdor internetin dhe rrjetet e ndryshme të mediave sociale për të mbledhur informacion rreth nevojave të tyre të konsumatorit, për këtë mos ki dyshim. Ju thjesht duhet të përshtatni fushatën tuaj të reklamimit për të maksimizuar shtrirjen e saj dhe për të marrë më shumë konsumatorë të interesuar në biznesin tuaj. Këtu janë disa nga avantazhet e marketingut dixhital për të gjitha sipërmarrjet.

Është  me  kosto  efektive


ROI (return on investment) në digjital marketing është shumë më lartë në krahasim me marketingun tradicional, pasi ky i fundit shkakton shumë kosto të shtrenjta, të cilat ndryshojnë në varësi të platformës.

Ekzistojnë tri kosto kryesore në të gjitha strategjitë tradicionale të marketingut: zhvillimi, prodhimi dhe shpenzimet e prodhimit; kjo është e vërtetë për televizionin kombëtar apo rajonal, revistën, gazetën ose reklamën në radio. Marketingu dixhital, nga ana tjetër, është shumë më i volitshëm.

Fushatat e marketingut digjital mund të përshtaten pothuajse çdo buxhet dhe kostoja e medias dhe botimi praktikisht reduktohet në zero, pasi që të gjitha këto bëhen përmes rrjeteve tuaja të internetit dhe rrjeteve sociale. Për më tepër, nuk ka nevojë për një angazhim të gjatë, pasi kanalet e trafikut të internetit të tilla si pay­per­click (PPC) dhe marketing email mund të modifikohen ose azhornohen rregullisht.

Ju sjell më afër auditorit tuaj


Marketingu digjital është projektuar për të tërhequr vëmendjen e audiencës suaj të synuar. Marketingu i përmbajtjes, optimizimi i motorëve të kërkimit (SEO) dhe marketingu i mediave sociale ­ tre shtylla të marketingut dixhital ­ janë të gjitha në lidhje me hartimin e një strategjie për të krijuar përmbajtje që është e rëndësishme për auditorin tuaj dhe e lehtë për t'u gjetur.

A e dini se 61% e kërkimeve online kanë të bëjnë me produktet ose shërbimet? Mendoni se çfarë mund të bëjë për një biznes online një faqe e optimizuar, me cilësi të lartë, përmbajtje të angazhuar dhe poste të rëndësishme të mediave sociale! Është interesante që kontent marketing mund të prodhojë deri në 3 herë më shumë se strategjitë tradicionale të marketingut, me një të tretën e kostos. Fushatat me marketing digjital ju lejojnë të krijoni vetëdije të markës dhe të jeni vazhdimisht në kontakt me klientët tuaj potencialë, duke fituar besnikërinë e tyre duke lënë përshtypje të gjata dhe pozitive për ta.

Rezultatet ­ ose mungesa e tyre ­ mund të shihen pothuajse menjëherë


Kjo është e lidhur ngushtë me një shtyllë tjetër në digjital marketing, që është metrics dhe analytics. Rezultatet e fushatës së marketingut digjital mund të maten brenda disa orësh dhe nganjëherë edhe disa minuta pasi të jetë nisur. Një matje e suksesit apo e dështimit të saj mund të merret në sajë të mjeteve të tilla si Google Analytics, që ju lejon të monitoroni se si auditori po reagon praktikisht nga strategjia juaj. Duke përdorur këtë mjet që gjurmon dhe raporton trafikun e faqes suaj, ju mund të merrni informacion të vlefshëm që do t'ju tregojë nëse jeni në rrugën e duhur. Për shembull, mund të mësosh rreth demografisë që viziton faqen tënde, atë që njerëzit po kërkojnë në faqen tënde, cila fushatë është më e suksesshme dhe ka një normë më të lartë të konvertimit dhe më shumë.

Bota e internetit është e pafundme dhe pa një prezencë online, ti je duke humbur para dhe kohë.

Ky artikull është përshtatur nga stafi i Hashtag Solutions. Nëse doni të dini më shumë, na kontaktoni.