1.5 mln biznese postojnë reklama çdo javë në rrjetet sociale.

 
 

Asetet digjitale

 

Që të jesh i pëlqyer duhet të jesh social

 
 
 
 
 
 

NJIHU me ndjekësit e tu

 
Llogaritë në rrjetet sociale krijohen për të shtuar hapësirën e mbulimit online duke tërhequr audiencë nga të gjitha platformat. Facebook, Instagram, LinkedIn e aplikacione të tjera do të përditësohen me informacion nëpërmjet postimit konstant dhe do të jenë të integruara me faqen web. Secila nga këto platforma popullohet nga komunitete me shije e tipare të ndryshme. Duke qenë aktivë, ju komunikoni me të gjithë këta persona dhe depërtoni më shumë në treg.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Google My Business

 
Krijoni një vitrinë të vërtetë të biznesit tuaj, ndihmuar nga motori i kërkimit Google Search dhe Google Maps. Jepni informacione të rëndësishme si vendndodhja, orari i aktivitetit dhe rankohuni nëpërmjet opinioneve të klientëve tuaj të mëparshëm. Publikoni foto albume, evente dhe lajmërime të rëndësishme me Google Posts.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

G Suite

 
Administroni më mirë aktivitetin tuaj me një adresë e-maili të personalizuar për ju dhe ekipin tuaj. Ruani dhe shpërndani materiale të biznesit tuaj në mënyrë të sigurt me Google Drive. Krijoni materiale të reja për projektet tuaja të përditshme me Google Docs. Komunikoni me stafin tuaj dhe shpërndani informacion me njëri-tjetrin nëpërmjet Meet dhe Google slides.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Google Analytics

 
Planifikoni aktivitetin e biznesit tuaj në çdo hallkë dhe mësoni më shumë mbi klientët tuaj. Analizoni performancën dhe ecurinë e biznesit nëpërmjet raporteve të detajuara. Studioni strategjitë e përdorura dhe efektivitetin e tyre. Përfitoni një pasqyrë më të zgjeruar duke integruar platformat e mësipërme të Google në Analytics.